Arrestohen vëllezërit shqiptarë, kërcënonin me përdhunim klientët që s'paguanin drogën
Policia e qytetit të Mestres në provincën e Venecias ka arrestuar më 11 dhjetor dy vëllezërit shqiptarë Pjetër e Vate Salca me akzuën e trafikimit të lëndëve narkotike.Operacioni i koduar "Diamante" për shkak të pseudonimit të përdorur nga një prej vëllezërve shqiptarë në Facebook çoi në zbulimin e një trafiku të rëndësishëm të kokainës e marijuanës me një biznes përfitues të majmë. Në momentin e arretimit dy vëllezërve shqiptarë iu sekuestrua 1 kg lëndë narkotike.Hetimet e policisë italiane të nisura qysh në nëntor të 2014 zbuluan aktivitetin e dy vëllezërve shqiptarë në trafikimin e drogës kryesisht në komunën Spinea të Mestres, vend rezidenca e tyre prej disa vitesh.Përgjimet telefonike të policisë tregojnë se dy vëllezërit Salca shpesh kërcënonin klientët me dhunë e dhunim seksual për fëmijët e familjarët e tyre në rast se nuk paguanin në kohë lëndën narkotike që ata u shisnin.Trafikimi i kokainës e marijuanës nga dy vëllezërit shqitaprë kryhej kryesisht në zonën “Villaggio dei Fiori” të Spineas, pranë ndërtesave të izoluara e të braktisura të këtij territori.Ndaj Pjetër e Vate Salca rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimi i ushtrimit arbitrat të zhvatjes me anë të dhunës.