Albtelecom më e shtrenjta në rajon, AKEP e favorizoi për rritjen e tarifës mujore

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare iu përgjigj shqetësimit qytetar lidhur me tarifën fikse të Albetelecom prej 700 lekësh në muaj. Sipas të dhënave zyrtare, Albtelecom rezulton të ketë tarifën më të shtrenjtë në rajon. Ndërkohë AKEP, me një vendim të diskutueshëm, i ka dhënë të drejtën Albtelecom që të vendosë vet për rritjen të tarifës mujore për telefoninë fikse, pa e penguar askush.Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është institucioni që duhet të shprehet për shqetësimin e qytetarëve përkundrejt ankesave që ata kanë me kompaninë Albtelecom.Drejtori i Rregullimit Ekonomik pranë këtij institucioni, Altin Rrapaj, deklaron se tarifa fikse mujore për abonentët familjarë të Albtelecom është më e ulëta në rajon.“Për sa i përket kostos dhe pajtimit mujorë vlera 700 lekë me TVSH në Shqipëri është më e ulëta në rajon, krahasuar me vendet që janë në zhvillim dhe me të ardhura për frymë si shqipria. Të gjitha vendet si Serbia, Mali Zi, Maqedoni, Bullgaria kanë një tarifë më të lartë, dhe ne e kemi më të ulët” tha Altin Rrapaj, drejtor i AKEPNë fakt AKEP duke iu referuar statistikave të publikuara rezulton se Serbia ofron tarifë fikse rreth 4.5 euro në muaj, pra më lirë se Shqipëria.Ndërkohë  po ti hedhesh një sy edhe tarifave të shtetit më të ri fqinj, Kosovës sërish janë më lirë. Kompania publike për telefoninë fikse në Kosovë, VALA, ka një tarifë fikse mujore për abonentët familjar, rreth 3.4 euro në muaj, ose afërisht 500 lekë.Megjithatë drejtori i AKEP, pranon se në vendin tonë ka kompani të tjera të cilat ofrojnë tarifë për telefoninë fikse shumë herë më të lira se Albtelecom, pavarësisht se kjo e fundit për shkak të abonentëve të trashgëuar mbulon mbi 50 % telefonisë fikse.“Ka operator të tjerë në treg të cilët ofrojnë shërbime me pajtim mujor shumë më të ulët dhe tarifa të thirjeve krahasimisht më të lira dhe më të shtrenjta se Albtelecom. Ka operatorë të tjerë që ofrojnë me 200 deri 300 lekë në muaj dhe përfshijnë dhe thirjet brenda rrjetit” thotë RrapajNjë tjetër shkelje e Albtelecom është edhe mungesa e një njoftimi publik për rritjen e tarifës mujore për abonentët familjarëe. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare insiston Albtelecom ka njoftuar të gjithë klientët e saj për rritjen e tarifës fikse mujore nga 500 në 700 lekë në muaj.“Për sa i përket njoftimit të abonentëve është detyrimi ligjit dhe AKEP ka monitoruar dhe njoftimet. Njoftimi zakonisht bëhet nërmjet faturave të cilat dërgohen një muaj para dhe ka për detyrim që njoftojë përdoruesin për ndryshimin e tarifave, zakonisht për rritje tarifash se kur ka ulje tarifash nuk aplikohet.”Por qytetarët shprehen të shqetësuar se ndër vite ata nuk janë njoftuar në asnjë rast për rritjen e tarifës fikse. Me një vendim të diskutueshëm, AKEP pranon gjithashtu se ka favorizuar Albtelecom duke i dhënë të drejtën që të vendosë vet për rritjen ose jo të tarifës mujore për telefoninë fikse, pa e penguar askush.“AKEP në vitin 2013 në proçesin e analizës së tregut vendosi për regullimin e tarifave të Albtelecom, pra mos kontrollit për regullim të këtyre tarifave, që hyri në efekt nga 1 janari 2014” thotë RrapajNë ditët në vijim do të publikohet një tjetër shkelje të Albetelecom përkundrejt mijëra abonentëve shqiptar të cilët kanë në përdorim një numër telefoni fiks. /Marre nga Channel One/