Dimri sjell klandestinët e parë në Shqipëri, kapen 12 marokenë në Kakavijë

Ulja e temperaturave të dimrit dhe forcimi i masave në kufijtë e vendeve fqinjve ka sjellë edhe grupin e parë të klandestinëve në vijën e gjelbër të kufirit të Shqipërisë me shtetin helen.Policia e Kakavijës ka ndaluar 12 shtetas marokenë, të cilët kishin hyrë ilegalisht nga Greqia.Policia njofton se ata u kapën teksa udhëtonin në segmentin rrugor “Llongo-Vrisera” në hyrje të fshatit Vrisera.Nga hetimet e policisë, mësohet se shtetasit marokenë kishin si qëllim kalimin në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Gjermanine.Pas shoqërimit në zyrat e Pikës Kufitare Kakavijë për veprimet e mëtejshme, marokenët u dërguan në Qendrën e Mbyllur Kareç në TiranëAutoritetet shqiptare kanë ngritur më herët alarmin për mundësinë që klandestinët nga zonat e nxehta të luftës por dhe varfërisë të zgjedhin Shqipërinë si vend tranzit për të shkuar në vendet e BE.Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në Tonight Ilva Tare deklaroi se janë marrë masat nga ana e qeverisë.Kodheli: Ekziston mundësia.Edhe për faktin se dimri në rrugët ku kalojnë sot refugjatët sirianë në Serbi dhe Maqedoni është më i ashpër se në rrugët shqiptare. Kjo mund ti shtyjë ata drejt kërkimit të një rruge më të lehtë. Jemi mbledhur më shumë sesa një rast për të parë të gjitha mundësitë dhe për të rritur nivelin e sigurisë. Shpresoj që kjo të zgjidhet pa ndihmën e rrugëve të Shqipërisë dhe Shqipëria të ketë për të zgjidhur disa halle të tjera që ka. Nëse kjo do ndodh ne dimë si ti presim miqtë, e kemi treguar në disa raste. Nuk kemi paragjykime ndaj të tjerëve.Tare: Ka marrë masa qeveria?Kodheli: Kemi marrë masa për strehimin, vendet ku mund të ngrihen çadrat, sa kohë na duhet për ti transportuar sepse do jemi vetëm tranzit. Ne jemi në gadishmëri.Sigurisht që kjo do ta komplikonte jetën e të gjithëve ne, por të paktën nuk na gjen të papërgatitur. Nuk ka shifër sesa mund të vinë, është ulur ritmi i fluksit. Në kufinjtë e Maqedonisë dhe Greqisë kanë qenë 1000 në ditë.