Pronat, KiE kërkon të dijë mbi c'baza do të bëhet vlerësimi për kompensimin
Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në mbledhjen e mbajtur më 8 dhe 9 dhjetor në Strasburg i kërkon autoriteteve shqiptare të plotësojnë me akte nënligjore ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave.Duke vlerësuar draftin e qeverisë Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës ftuan autoritetet të shpjegojnë se mbi c'baza do të bëhet vlerësimi për kompensimin e pronës, mbi cfarë harte do të punohet si dhe cila do të jetë metodologjia e saktë mbi të cilën do të zbatohet ligji.Nga ana tjetër autoritetet europiane gjatë mbledhjes së zhvilluar në Strasburg ku mori pjesë edhe avokatja e shtetit Alma Hicka inkurajuan institucionet shqiptare të mos kursehen në përpjekjet për sigurimin e infrastruktrës teknike dhe logjistike, si dhe në përpjekjet për të marrë burimet e nevojshme njerëzore dhe financiare, në mënyrë që skema e kompensimit të jetë efektive dhe e shpejtë, duke respektuar të gjitha afatet ligje.Institucionet e linjës duhet të kryejnë një monitorim adekuat të zbatimit të ligjit dhe të hartojnë një plan të përditësuar për veprimet e masat e marra për këtë qëllim.Deri më 30 janar të vitit që vjen autoritetet shqiptare duhet të japin llogari në Strasburg për të gjitha këto kërkesa të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.Të gjitha hapat e ndërmarrë deri atëherë do të vlerësohen përmes një raporti nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës. Ligji për pronat ëhstë kundërshtuar nga ish-pronarët por edhe nga Opozita që ë konsideron një shpronësim të dytë.
/Oranews.tv/