Nikoliç: Kapitulli 35 nuk do të na detyroj ta njohim Kosovën shtet

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka thënë se Serbia do të luftojë për Kosovën për shumë gjatë, duke rikujtuar se kjo po ndodh edhe në disa vende të tjera.Ai theksoi se ka këto vende nuk e kanë njohur shkëputjen e territorit të saj.“Kapitulli 35 thotë se Serbia duhet ta njohë Kosovë, por ne nuk do ta bëjmë kurrë”, tha Nikoliç.Ai tha se BE-ja ende nuk po pajtohet me faktin se Serbia do të bëhet anëtare e BE-së dhe të mos e njoh pavarësinë e Kosovës.Ai ka thënë se Serbia dëshiron të ndërtojë marrëdhënie të mira me BE-në, njëkohësisht edhe me Rusinë, duke theksuar se Serbia është e rrethuar me shtete anëtare të BE-së derisa me Rusinë ka marrëdhënie historike.I pyetur nëse Serbia mund t’i kultivojë të dyja këto marrëdhënie njëkohësisht, Nikoliç tha se Serbia mund ta ruaj miqësinë me Rusinë si anëtare e BE-së dhe nuk do i kishte cenuar interesat e sotme me Rusinë.