PD të enjten në protestë, Basha: Nuk ndalemi deri në rrëzimin e qeverisë Rama
Partia Demokratike është e angazhuar plotësisht për protesta, duke filluar me kundërshtimin brenda sallës më 17 dhjetor të buxhetit dhe jashtë Kuvendit me demokratë e qytetarë të thirrur për të protestuar kundër qeverisë.Në mbledhjen me dyer te mbyllura të kryesisë së PD është diskutuar për mobilizimin e deputetëve demokratë në terren për të siguruar pjesmarrje në protestën e së enjtes.Basha: Këmbanat bien për qytetarët shqiptarë, për një bashkim të madh të enjten me datë 17 para Kuvendit të Shqipërisë ku banda kriminale në pushtet që mbylli me ligj hetimin e vjedhjes më të madhe, vjedhjes së shekullit prej 600 milionë euro. Dëshiron të rikuperojë para duke vendosur taksa të reja, me taksa më të larta për vitin 2016. Të enjten brenda në Parlament banda e kusarëve do të mundohet të konfirmojë me kartonat shurdhë-memece të deputetëve, të pakicës oligarkike në Shqipëri, atë që shumica e shqiptarëve demokratë, socialistë nuk e duan. Një buxhet të konfirmimit të krizës, një buxhet të konfirmimit të dështimit të kësaj qeverisje, një buxhet të konfimimit të katastrofës kombëtare.Duke artikuluar qartë dhe fort kërkesën për një qeveri teknike që të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Basha zbuloi edhe vendimin për një sezon të pandalshëm protestash.Basha: Ky është vendimi i kryesisë së Partisë Demokratike. Sezoni i protestave nis për të mos u ndalur deri në largimin e qeverisë Rama-Meta .Ndërkohë burime brenda Kryesisë bënë me dije se pjesë e diskutimit ishte programi që Partia Demokratike ka si ofertë për qytetarët.Gjithashtu është diskutuar se në axhendën e protestës të jetë edhe data 21 dhjetor kur pritet të mbahet edhe seanca e fundit e Kuvendit.