Qëllohet me armë zjarri në bark pas sherrit në lokal, policia arreston autorin
Një 18 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Durrës.Ngjarja u regjistrua në një lokal në Katund Sukth, ku shtetasi F.V banues në Shenaprene është qëlluar me pistoletë në bark.Policia bën me dije se i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, Besmir Vrioni, 28 vjeç banues në Katund, Sukth.Ai u kap në afërsi të banesës së tij sëbashku me armën e krimit, e cila u sekuestrua nga blutë në cilësinë e provës materiale.Nga hetimet paraprake të grupit hetimor dyshohet se shkak ka qenë një konflikt i çastit midis të dëmtuarit dhe autorit.[caption id="attachment_636185" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Pistoleta me të cilën u plagos 18-vjeçari[/caption]