Ministri Beqaj në spitalin Rajonal të Shkodrës kritika për shërbimet ndaj pacientit

Ka zgjedhur ditën e shtunë, ditë pushimi zyrtare për të zhvilluar një vizitë blic në spitalin Rajonal të Shkodres.Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj së bashku me drejtuesit e këtij spitali ka inspektuar fillimisht punimet e përfunduara të reanimacionit të pediatrisë dhe më pas ai është ndalur tek ecuria që kanë patur punimet tek reparti i kardiologjisë, paliativi dhe onkologjiku,tek rezonanca magnetike dhe klasa diabetikut të gjitha këto investime të reja që po kryhen në këtë spital.Më pas ministri Beqaj është ndalur në një takim të posaçëm kokë më kokë me drejtoreshën e spitalit Dhurata Uruçin si dhe drejtorin e fondit të sigurimeve Arvit Osjën, ku është njohur në detaje me situatën që ka shëndetësia në një prej institucioneve më të rëndësishme spitalore në veri.Beqaj ka kërkuar nga bluzat e bardha rritje të përformancës në punë, ndërsa burime brenda mbledhjes të zhvilluar me dyer të mbyllura theksojnë se nuk kanë munguar edhe kritikat veçanërisht për ofrimin e shërbimeve ndaj pacientit, por edhe për problematika të tjera të denoncuara nga këta të fundit.Mësohet se ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të jetë sërish në Shkoder javën e ardhshme për të parë nga afër sërish këto investime sëbashku edhe me donatorët, si dhe do të inagurojë repartin e përfunduar të reanimacionit në pediatrinë e këtij spitali.Edhe më herët të tilla vizita blic, ministri Beqaj i ka aplikuar në spitalin e Shkodres ku nuk ka kursyer kritikat dhe sugjerimet për bluzat e bardha./Oranews.tv/