Albtelecom heq minutat ndërkombëtare dhe internetin nga tarifa fikse
Përpos tarifave tepër të larta, kompania Albtelecom shkel edhe kontratën me pajtimtarët e saj të cilët disponojnë një numër fiks. Kompania ka hequr 60 minutat ndërkombëtare të cilat i ofronte për telefoninë fikse brenda tarifës 700 lekë në muaj. Edhe pse i ka publikuar në faqen e saj zyrtare, Albtelecom ia faturon klientëve të saj çdo minutë që ata përdorin telefonin fiks.Gazetarja- Tek tarifa 700 lekë në muaj, keni minuta ndërkombëtare ?Qytetari- Asnjë minute…Qytetari 2- Nuk e përdor (telefonin fiks) se ka tarifë shumë të lartë, ka taksën më të lartë, ç’ta përdor kot, pa fol asnjë fjalë 750 lekë. Edhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në raportin e saj vjetor për vitin 2015, deklaron se Albtelecom rriti tarifën fikse nga 530 lekë në muaj në 700 lekë duke i ofruar klientëve 60 minuta ndërkombëtare si dhe internet 1 mega në muaj.Në fakt rritja e tarifës fikse në 700 lekë në muaj, ishte reale ndërsa oferta për të dhënë minuta ndërkombëtare dhe internet ishte fiktive.Teksa një pjesë e mirë e përdoruesve të telefonisë fikse në disa qytete të Shqipërisë nuk disponojnë akses në internet, kjo e bën këtë marrëveshje të njëanëshme dhe diskriminuese nga ana e Albtelecom.Channel One tentoi të marrë një prononcim edhe nga dyqanet e Albtelecom për heqjen e minutave ndërkombëtare dhe internetit nga paketa e tarifës fikse prej 700 lekësh në muaj. Por kamerat e televizionit nuk u lejuan të filmonin brenda ambjenteve të një prej dyqaneve të Albetelecom.Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare deklaron se nuk është në dijeni të këtij ndryshimi që prek padrejtësisht pajtimarët mujor.“Nga publikimi që kemi, Albtelecom nuk rezulton që të jenë hequr këto 60 min ndërkombëtare, dhe s’kemi djeni që mund të jenë hequr. Të paktën nga publikimi mund të kontrollojmë në internet dhe janë të publikuara” thotë Altin RrapajPër këtë, Drejtori i Rregullimit Ekonomik pranë këtij institucioni, Altin Rrapaj njofton se do të nisin verifikimet ndaj Albtelecom. “AKEP do ta monitoroj këtë situate dhe do të marrë informacionin e duhur.”Rritja e tarifës fikse mujore për abonentët familjarë, prej kohësh është kthyer në shqetësimin kryesor për qytetarët të cilët si zgjidhje të vetme shohin largimin nga kompania Albtelecom./Oranews.tv/