Kombinati i Ballshit nuk u jep pagat naftëtarëve, s'paguan as energjinë
Situatë alarmante në në Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh. Pas bojkotit të punës prej dy muajsh nga naftëtarët, të cilët thonë se nuk paguhen prej 4 mujash, është shkëputur dhe energjia elektrike. Shkak është bërë borxhi që kompania i ka OSHEE-së.Pas bojkotit prej tre muajsh të punës nga naftëtarët e Ballshit, prej tre ditësh Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës është dhe pa energji elektrike. Shkaku sipas punonjësve është mospagesa prej kompanisë të detyrimeve ndaj OSHEE.Punonjësit e paktë që punojnë në mënyrë vullnetare, japin alarmin se kombinati mund të dëmtohet nga keqbërësit.Hasan Shehu: “Është ndërprerë energjia elektrike në uzinë për mospagim të energjisë elektrike nga kompania.Kjo energji e ka ulur shumë sigurinë e uzinës, të ruajtjes, si nga ana e personelit të furnizimit dhe të sigurisë.Mundet që keqbërësit të çojnë kova, tuba ti vënë zjarrin dhe kështu do bëhet një katastrofë më e madhe në këtë rafineri. Po punojmë vullnetarë vetëm për të ruajtur këtë .”Rojet e sigurisë qarkullojnë me makinat e tyre private për të pasur nën kontroll zonën përreth.Punonjësit e Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës pohojnë se prej 4 muajsh nuk kanë marrë pagën. Ata kërkojnë nga shteti të ndërhyjë për zgjidhjen e këtij ngërçi./Oranews.tv/