Jeta e 4 familjeve të varfra mes gërmadhave të ish Uzinës së Bakrit në Rrëshen
Katër familje jetojnë prej të paktën 15 vitesh jetojnë në kushte ekstreme varfërie në ambientet e ish magazinave të Uzinës së Pasurimit të Bakrit në Rrëshen.Familja e Lene Ijes që përfiton ndihmë ekonomike prej 2500 lekësh në muaj, i duhet të kujdeset dhe për dy fëmijët jetimë të vajzës.Nga mungesa e të ardhurave, shpesh u mungon dhe buka. “Më duhet të kujdesem dhe për fëmijët e vazjës time të cilëve u ka vdekur i ati, Ka pasur raste kur nuk kanë ngrënë bukë” thotë gruaja. Sipas kryefamiljares paratë e ndihmës ekonomike nuk u dalin as për të blerë ilacet e përmuajshme.“Nuk më ka ardhur asnjë ndihmë. Kam shkuar të kërkoj ndihmë tek kryetari I bashkisë por më ka thënë se nuk kemi cfarë të të bëjmë"Banorët jetojnë duke mbledhur kanaçe e bidonë plastikë.Janë të paktën 20 persona që jetojnë në gërmadhat e mbetura të ish Uzinës së Pasurimit të Bakrit në hyrje të qytetit të Rrëshenit.
/Oranews.tv/