Rama nga Gjirokastra: PD po tenton revolucion kundër shtetit
Kryeministri Edi Rama ka zgjeruar valën e kritikave për protestën e opozitës, që në 8 dhjetor, i veshi tiparet e vandalizmit, ndërsa nga Gjirokastra e cilësoi si revolucion kunder shtetit.Duke folur në turin të patrojmë më tej Shqipërinë, shefi i qeverisë shqiptare, tha se PD dhe mbështëtësit e saj, po ftojnë qytetarët të shkelin ligjin.Edi Rama: “Jemi në kushtet e një kundërshtari që thotë çohuni në revolucion se këta duan të bëjnë shtet. Nuk e thotë me këto fjalë e thotë ndryshe, por thotë çohuni në revolucion që të mos ketë shtet dhe këtu të vazhdojë rrumpalla. Dhe gara është kush merr më shumë vota duke lejuar më shumë shkelje dhe duke vazhduar si tia hedhim njëri tjetrit duke qeverisur sikur zbatojmë ligjin dhe duke bërë sikur paguajmë taksat”Përballë kësaj joshje, shqiptarët sipas tij kanë vetëm një rrugëEdi Rama: “Kjo është qeveria jonë dhe koalicioni ynë i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Nuk ka tjetër. Çdo gjë tjetër është mprapa kthehu dhe turru andej nga erdhe.Kryeministri Edi Rama, kërkoi hapjen e PS, e cila, sipas tij, por edhe deputetit Koço Kokëdhima, në disa zona është kthyer në një organizatë familjare Edi Rama:Një familje një organizatë, dhe gjithë komuniteti rreth e rrotull e identifikon PS në këtë fakt të papranueshëm. Edhe një herë nga Gjirokastra, kreu i PS kërkoi kohë për përmbushjen e reformave duke thënë se qeveria nuk ka një shkop magjik për përfundimin e tyre, por veçoi se së paku, kompanive që kanë tentuar të vjedhin pasuritë e shqiptarëve: 'Ka filluar tia vërë kufirin tek thana"
/Oranews.tv/