Opozita në Gjilan: Me dy marrëveshjet Anamorava do të pësojë më së shumti

Vazhdimin e manifestimit nëpër qytetet kryesore të Kosovës, opozita e bëri sot në Gjilan, me ç’rast iu drejtua gjithë Anamoravës me mesazhe të shumta për të mos pranuar dy marrëveshjet atë me Serbinë dhe Malin e Zi.Në këtë manifestim morën pjesë mijëra protestues të cilët mbanin në duar parullat “Poshtë Zajednica”, “Nuk i falim tokat tona”, “Hashimi e nisi”, “Isa e Bitisi”, etj.Të pranishmëve iu drejtuan tre krerët e subjekteve opozitare duke ftuar ata dhe qytetarët e tjerë që nuk ishin të pranishëm të asaj ane që të luftojnë për sovranitetin e Republikës së Kosovës, pasi që atë po duan ta shkatërrojnë qeveritarët e tanishëm.Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha para protestuesve në Gjilan se dy kryepolicët, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi flasin vetëm me polici jo kundër krimit dhe korrupsionit, po kundër opozitës duke e keqpërdorur policinë për ta kthyer atë kundër qytetarëve dhe për t’i vendosur ata në shërbim të “Zajednicës”.Sipas tij, këta policë duhej t’i luftonin strukturat ilegale serbe, por një gjë e tillë nuk do të ndodh, por jo me këtë pushtet.Ai bëri të ditur para qytetarëve se së shpejti do të shihen edhe në Prishtinë, për manifestimin gjithëpopullor.Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova është e gjithë qytetarëve, edhe e serbëve të Serbisë porse në asnjë mënyrë Serbia nuk mund të vendos për Kosovën.Ai tha se Kosova është bërë vendi më i korruptuar dhe më i pa zhvilluar ekonomikisht.Kryetari i Nismës Fatmir Limaj iu ka drejtuar protestuesve në Gjilan, duke thënë se marrëveshjet nuk kalojnë sepse nuk mund të kalojnë mbi vullnetin e qytetarëve.Ai tha se pjesëmarrja e gjithë atyre qytetarëve në qendër të Gjilanit është dëshmi që Kosova e përgjumur po ngjallet, duke ftuar kështu gjithë qytetarët e Anamoravës që t’i thonë jo marrëveshjeve, pasi sipas tij nga këto marrëveshje do të pësojnë ata më së shumti.Edhe pse në arrest shtëpiak, deputeti i Vetëvendosjes Ismail Kurteshi, iu drejtua protestuesve duke thënë se Kosova nuk ka tokë për të falur por as sovranitet për të humbur.Sikur Kosova të mos kishte pranuar marrëveshjet me Serbi, tani ajo do ta kishte vetëm fqinje atë dhe jo brenda Kosovës.Manifestimi i opozitës është paralajmëruar që do të vazhdojë të mërkurën në Pejë, pastaj me radhë edhe nëpër qytete të tjera. Ndërsa në fund të këtyre do të bëhet një protestë gjithë-popullore në Prishtinë.12366763-10204060586709745-1038473689-n_3986 12319591-10204060591189857-204282947-n_1789 12083801-10204060588149781-959121697-n_25587 6 5 4 3 2 1