PS "Ok" për Reformën Zgjedhore, Ruçi: Komisioni të jetë bipartisan
Kërkesa e kreut të Kuvendit Ilir Meta, për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, ka gjetur mbështetjen e dy partive të mëdha, PS e PD.Kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi përveçse gatishmërisë për fillimin e implementimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ka gati edhe propozimin për formulën dhe detyrimet e komisonit.Në propozimin me 12 pika, thuhet se komisioni duhet të jetë bipartisan, pra me bashëdrejtim të kryetarëve të PD dhe PS dhe të jetë i përbërë nga 10 anëtarë, 5 të shumicës dhe 5 të pakicës.Por,socialistët, shtojnë edhe një kërkesë tjetër, që nuk renditej në letrën e kryeparlamentarit, që prezenca e OSBE-s në Shqipëri, ODIHR dhe Komisioni i Venecias të ftohen të ndjekin dhe të japin asistencën e tyre në punën e këtij komisioni."Shumica parlamentare mirëpret propozimet e pakicës parlamentare të bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe palët angazhohen të gjejnë konsensusin në lidhje me to.Për çështje të vecanta, për të cilat palët nuk kanë gjetur konsensus, konsensusi do të kërkohet në asistencën dhe ekspertizën e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias", thuhet ne propozimin e Ruçit.Ndërkohë, edhe PD shprehu gatishmërinë për të nisur punën për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, përmes një komisoni të posaçëm. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka tha se ndryshimet ne ligjin zgjedhor, nuk mund të bëhen përveçse me konsensus.Paloka: Ka qenë PD që ka kërkuar me këmbëngulje që ato vërejtje ato këshilla që dhënë OSBE/ODIHR minimalisht të pasqyrohen në Kodin Zgjedhor. Për kërkesën konkrete të Metës, thashë sot e kemi marrë në dorë do ta shqyrtojmë dhe do të japim përgjigjen konkrete. Çdo qeveri që do të bëjë zgjedhjet dhe ajo teknike që ne kërkojmë sigurisht që do të ketë një kod të ri zgjedhor dhe ky do të jetë një nga hapat për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.Kreu i Kuvendit nisi të mërkurën një letër për krerët e gjithë grupeve parlamentare me kërkesën për të mos humbur kohë në nisjen e punës për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet ne Shqipëri.[caption id="attachment_635102" align="alignnone" width="622"]
Projektvendimi[/caption]