Buxheti i bashkisë, Veliaj: Fond prej 60 milionë lekësh për gratë
Megjithëse për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, buxheti i këtij institucioni është më i ulti në krahasim me vendet e rajonit, një pjesë e konsiderueshme do të kalojë për krijimin e mundësive punësimi për gratë e qytetit. Kryebashkiaku Veliaj, gjatë një tryeze diskutimi për buxhetimin gjinor, tha se është gati fondi prej 60 milionë lekësh, që pritet të miratohet nga Këshilli Bashkiak për politikat me karakter gjinor.Veliaj: Ne do të kalojmë një fond në Këshillin Bashkiak në pjesën e buxhetit prej 60 milionë lekësh për tu miratuar në Këshillin Bashkiak. Duam që ta kemi një fund për fuqizimin e grave ose në terma të mikro kredive ose në termat e nxitjes së punësimit. Nuk është një shpikje e rrotës është dicka që ne e kemi eksperimentuar edhe në Ministrinë e Ekonomisë edhe në Ministri të Punës.Nënkryetarja e bashkisë, Brunilda Paskali e konsideroi të vlefshëm buxhetimin gjinor, pasi sipas saj kontribuon në zhvillimin e barazisë gjinore dhe garantimin e të drejtave të grave. Ndërsa kreyetari i Këshillit Bashkiak, Aldrein Dalipi deklaroi se është e rëndësishmë që ndarja e buxhetit të konsultohet me qytetarët.Aldrin Dalipi: Bashkia zhvilloi gjatë muajit nëntor buxhetimin me pejsëmarrje, pra konsultimi me qytetarët. Unë për herë të parë mora pjesë duke përfaqësuar këshillin bashkiak, pra po bëjmë hapa para. Në diskutimin e organizuar nga Aleanca Gjinore për Zhvillim ekspertët u ndalën në nevojën e shtimit të buxhetit në shërbim dhe mbështetje të grave.