Prej 1 janarit 2016 ndalohet hyrja e femrave myslimane me vellon burka e nikab

Prej 1 janarit 2016 në të gjitha strukturat shëndetësore e institucionale të rajonit të Lombardisë do të ndalohet hyrja e femrave të besimit mysliman të cilat mbajnë të veshur vellon  e tipit burka e nikab.Ky vendim është marrë nga këshilli rajonal i Lombardisë i drejtuar nga Governatori i saj Roberto Maroni."Ekziston një ligj kombëtar, është shprehur Maroni, mbi këtë fakt, e ne si rajon e kemi përshtatur në rregulloren tonë. Prej 1 janarit të ardhshëm kush kontrollon strukturat spitalore e zyrat publike të rajonit do të ndaloj hyrjen e kujtdo që prezantohet me fytyrë të mbuluar."Ligji të cilit i referohet governatori i Lombardisë është ligji 152 i vitit 1975 i Kushtetutës italiane, neni i 5 i të cilit thotë se "është e ndaluar përdorimi i kaskove mbrojtëse apo cdo mjeti tjetër që vështirëson njohjen fizike të personit në vende publike apo në vende të hapura për publikun, pa asnjë motiv të justifikueshëm."Deri më sot në Itali, vellot islamike të tipit burka e nikab kanë qënë të justifikueshme e të tolerueshme për shkak të besimit fetar.Por prej fillimit të vitit 2016 në rajonin e Lombardisë nuk do të ndodh më kështu. Në normativën e re të sapo aprovuar nga këshilli i këtij rajoni thuhet se "në respekt të sigurisë së brendshme në strukturat rajonale, traditat e kostumet fetare nuk do të jenë më një motiv i vlefshëm për të justifikuar nenin 5 të ligjit 152 të Kushtetutës.Praktikimi i një normative të tillë u propozua vetëm pak ditë më parë nga nënkryetari i grupit të Lidhjes së Veriut në këshillin rajonal Fabio Rolfi, i cili është shprehur se "pas atentateve të mujait nëntor në Paris nuk mund të lejojmë më asnjë mëndjelehtësi e mbi të gjitha nuk duhet të pranojmë lejmin e praktikave fetare antietike me kulturën tonë e që mund të vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve."Ndërsa këshilltarja për sigurinë publike në këtë rajon znj. Simona Bordonali ka deklaruar se "prej 1 janarit 2016 në strukturat publike e shëndetësore të Lombardisë të gjithë personat duhet të jenë të identifikueshëm e nëse prezantohet si problem do të kërkohet heqja e vellos integrale."Rajoni i Lombardisë shtrihet në pjesën veri-perëndimore të Italisë e pozicionohet në vendin e parë mes 20 rajoneve të vendit për numrin më të madh të popullsisë e të ekzistencës së enteve lokale. Në këtë territor ka një influencë mjaft të fortë forca politike e së djathtës, Lidhja e Veriut, e cila ka fituar dhe zgjedhjet e fundit lokale në këtë rajon.Lidhja e Veriut është një parti politike e përkufizuar etnonacionale që mbron interesat e e territorit të Italisë Veriore të cilën e quan Padania, emër hipotetik i bashkimit të ardhshëm territorial si një Republikë Federale e pavarur nga shteti italian.