Plagoset me armë zjarr një 45 vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2015, 00:14
Një 45 vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në mesnate rreth orë 24:00 në lagjen “Ndoc Mazi”.Policia e Shkodrës informon se i plagosur është shtetasi Nikolin Palushi, banues në Shkodër.I plagosuri ka marrë dy plagë në këmbë në pjesën e pulpave dhe ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.Ende nuk dihen arsyeja dhe autori i plagosjes.Ndërsa uniformat blu mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.