Vizita e Stoltenberg në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2015, 21:35
Në vizitën e parë zyrtare ne Shqipëri, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg është pritur me ceremonial nga kryeministri Edi Rama.Konferenca e përbashkët për shtyp që u zhvillua mesditën e 10 dhjetorit, nisi me lavdërimet për godinën e bukur të kryeministrisë, dhe u mbyll me lavdërimet për Ramën si një lidership me zë të fortë në çështje thelbësore për të gjithë Europë.