Arrestohet 25-vjeçari Trimi, u arratis sot nga komisariati i Cërrikut
Arrestohet 25-vjeçari, Skënder Trimi, i cili u arratis sot nga komisariati i Cërrikut.Trimi ishte arrestuar fillimisht në orët e para të mëngjesit në banesën e tij, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve me thyerje të banesave në Cerrik.Policia sqaron se i riu “është shoqëruar në ambjentet e policisë, por si pasojë e neglizhencës së punonjësit të policisë, ky shtetas mundi të largohej nga ambientet e policisë”.Menjëherë, efektivat e policisë, i janë vënë në ndjekje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.Skënder Trimi dyshohet si autor i disa vjedhjeve, ku dy prej tyre janë dokumentuar me prova ligjore dhe konkretisht:1-Më datë 09.12.2015, gjatë natës në bashkpunim me një shtetas tjetër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases M.C, vjeç 54, ku kanë marrë disa bizhuteri , një biçiklet, si dhe një boks magnetafoni.Policia, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit të arrestuar, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një boks magnetofoni, të vjedhur në banesën e shtetasit M.C.2-Më datë 09.12.2015, gjatë natës në bashkpunim me një shtetas tjetër kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.A, vjeç 20 ku kanë marrë një kompjuter të markës Dell.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua:Kompjuteri i markës Dell, të cilën e kishte shitur autori në një pikë sevisi kompjuterash në qytetetin e Cerrikut.Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” .