Koka kërkon mbështetjen e Francës në sektorin mjedisor dhe në ekonomi

Franca garanton se do të jetë një lobues i fortë i Shqipërisë në Bashkimin Europian për të bërë të mundur alokimin e fondeve në adresë të mbrojtjes së mjedisit.Gjatë takimit me senatorin francez Alain Richard, numri një i Ministrisë së Mjedisit Lefter Koka ka marrë këtë mbështetje duke theksuar se një prej problematikave më të mëdha në Shqipëri janë pyjet.Ministri Koka ndodhet në Francë prej disa ditësh në samitin e klimës.Deri tani Ministri i Mjedisit ka arritur të vendosë marrëdhënie bashkëpunimi mes Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë franceze të Ekologjisë.