Emërimi i Manjanit, një akademike në krye të burgut të grave në kryeqytet

Ministria e Drejtësisë do ti jap fund emërimeve politike në nivelin e drejtuesve të lartë.Gjatë prezantimit të Drejtores së re të burgut të grave në kryeqytet, Ministri i Drejtësisë bëri të qartë se nuk ka për të pranuar asnjë punonjës me ngjyrime politike në institucionet drejtësuese.Manjani: Nuk ka punë asnjë parti politike në këtë menaxhim, insistoj dhe do ta kryej këtë detyre, përsa jam betuar në Kushtetutën e Republikës, që i gjithë standardi drejtues, standardi im i menaxhimit, është me njerëz të cilët nuk kanë lidhje me partitë politike, me njerëz të cilët kanë kontribut në CV-të e tyre personale, kanë krijuar CV profesionale dhe nga kjo pikëpamje unë mbështes këtë lloj zgjidhje.Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vuri theksin tek standardi profesional që duhet të vendoset në radhët e drejtuesve të institucioneve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.Ndërkaq Drejtoresha e burgut të grave, Zoja Jakaj, theksoi angazhimin e saj në përmbushjen e detyrave larg direktivave politike.