Beyonce kritikohet nga babai i Amy Winehouse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2013, 16:13
Mitch Winehouse, babai i këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, është shprehur i pakënaqur me mënyrën si Beyonce Knowles e ka kënduar këngën "Back to Black".Ai ka thënë se askush nuk i kërkuar leje që kënga e vajzës së tij të paraqitej në filmin "The Great Gatsby" në interpretim të Beyonce."Duhet ta paguajnë atë privilegj. Nuk e di se sa para do të jenë, por jam i sigurt se është fjala për një shumë të madhe", citonDaily Mail fjalët e Mitch.Ndërkohë, babai i këngëtares e cila ndërroi jetë në vitin 2011, është duke punuar në albumin e saj, "Lioness: Hidden Treasures".