Gjendet thesi me 32 kg tritol dhe 4 arka me fishekë në Sarandë
Plot 160 kallëpe tritoli me peshë 32 kg (200 gr secila) janë sekuestruar sot nga policia e Sarandës.Gjithashtu në kuadër të operacionit i cili u ndërmor pasditen e e 3 dhjetorit 2015, rreth orës 17:00 në një zonë të pabanuar në lagjen e quajtur "Baba Rexhepi" kanë mundur të sekuestrojnë dhe 4 arka me 1.200 fishekë të përmasave të ndryshme.“Sasie më lëndë plasëse prej 32 kg "Tritol" ishin fshehur në një thes me thurje, brenda te cilit kishte 160-kallëpe (copë) me peshë 200 gr secila” informon policia e Sarandës.Gjithashtu, pranë kësaj lënde plasëse, midis një shkurre në anë të detit, janë gjetur 4 arka "metalike" të cilat ishin të mbushura me fishekë të madhësive dhe dimensioneve të ndryshme, në total përbënin 1.200-copë fishekë (të kalibrit 7.62 mm dhe 12.7 mm).Policia ka sekuestruar materialet e mësipërme dhe po kryen hetimet në lidhje me identifikimin dhe zbulimin e autorëve.[caption id="attachment_630186" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_630185" align="alignnone" width="640"]
Kallëpet e tritolit të gjetur[/caption][caption id="attachment_630184" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Fisheket[/caption][caption id="attachment_630178" align="alignnone" width="640"]
Kallëpet e tritolit dhe fisheket të gjetur[/caption][caption id="attachment_630183" align="alignnone" width="640"]
Kallëpet e tritolit dhe fisheket të gjetur[/caption]/Oranews.tv/