Rama akuzon opozitën: E bëtë shtetin kashtë e koqe. Revolucioni juaj zjarr në pantallona të lagura
Diskutimi për projektbuxhetin e vitit 2016, u shoqërua me gjuhë të ashpër tensione dhe fyerje personale mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të Partisë Demokratike. Opozita u detyrua të ndërpresë fjalimin e shefit të qeverisë duke marrë shkak nga kjo deklaratë e tij.Ky moment solli ndërprejen e senacës kuvendore për disa minuta.Por Kryeministri të gjithe fjalen e tij në Kuvend e kishte të ngarkuar me një lloj nervozizmi, dhe në mjaft raste përdori disa shprehje që vetëm me buxhetin nuk kishin lidhjeOra 14:00: Për 3 orë Kryeministri Edi Rama mbrojti në foltoren e Kuvendit pr/buxhetin e vitit 2016. Rama tha se është përgjysmuar borxhi në krahasim me borxhin e marrë nga qeveria e kaluar.Ai akuzoi opozitën se në 8 vitet e qeverisjes së saj e bëri shtetin kashtë e koqe. Rama nuk harroi të fliste dhe për protestën e 8 dhjetorit, për të cilën deputetët e opozitës bëjnë thirrje për revolucion popullor."Mitingun ta bëni revolucionin ta ëndërroni. Sa kohë të bëni mitingje duke ëndërruar revolucionin do mbeteni tek llojet e lojrave ku përfundon të luash vetë.Në replikë Paloka tha: Personi që as gojën e as zorrën nuk i përdor për ato që ia ka dhënë Zoti, është ai aty.Edi Rama: Hidheni përpjetë se dikush jua tha atë që në fakt nuk jua tha. E mora fjalën për të kërkuar mëshirë për shumicën e të pranishmëve sepse ky (i drejtohet Palokës) ka orën të fitojë çorbën dhe garantoi bukën e përditshme. Mëshirë për zotërinëOra 13:00 Rama: Niset te ndertonit rruge por asnje s'e perfunduatSeanca nisi rreth orës 12: 50 minuta sërish me fjalën e kryeministrit i cili vijoi të mbrojë pr/buxhetin 2016Sa I takon investimeve në rrugë, Rama tha se opozita ka nisur ndërtimin e rrugëve por asnjë nuk e ka mbaruar.“Është e vërtetë që keni bërë shumë rrugë por më thoni njërën që ka mbaruar. Dhe Rrugën e Kombit e keni lënë akoma me ura pa bërë, ura me një këmbë. Keni bërë korsi që mbyllen në shishe birre dhe keni lënë amanet 160 milionë euro plus që duhen për të mbaruar Rrugën e Kombit. Cilët rrugë bëtë ju, atë të Shkodrës?! Keni shkuar natën në Lezhë për të përgatitur revolucioninTension ne salle, opozita bllokoi foltoren kur po fliste Rama Ora 12: 39 Tension në sallën parlamentare ku ka nisur diskutimi i pr/buxhetit 2016. Kryeministri Edi Rama mbrojti pr/buxhetin 2016, duke akuzuar opozitën se në 8 vitet e qeverisjes së saj e bëri shtetin kashtë e koqe.Ndërsa Rama vijonte fjalën në foltore, opozita u irritua duke iu drejtuar foltores. Menjëherë është krijuar një kordon truprojesh për të mos lejuar deputetët e opozitës të afrohen.Meta: "Zoti Berisha qetësoje grupin të lutem. Keni nevojë për pushim, ju lutem"Më pas kryetari i Parlamentit ndërpreu seancën për 5 minuta.Rama: I zoti i shtëpisë së opozitës gjenerator i zjarrit në pantallonaKjo e juaja, demokraci nuk ka qenë, nuk është dhe nuk mund të jetë ndonjëherë. Sepse ju nuk keni lidhje me demokracinë, ju keni lidhje me anarkinë. Përsa i përket atyre që kanë një xhiro nga 50-80 milionë, me ta kemi shlyer përfundimisht detyrimin kontraktual të 23 qershorit 2013: Heqjen e taksës mbi biznesin e vogël dhe përgjysmim të tatimit mbi fitimin. Vetëm pesë përqind e paguajnë me tre kushte: Që të sigurohen për pensionin dhe shëndetin, të kenë në gjëndje në njësinë e tyre tregëtare çdo mall me faturë tatimore dhe të japin kuponin.Pse të mos e japin kuponin kur i plotësojnë këto tre kushte apo për dhënë zjarr revolucionit tuaj, një zjarr që mund të ndizet vetëm në pantallona të lagura. Dua të sjaroj edhe një mjegull të madhe që keni përhapur: Paskemi rritur ne, ju kanë hequr taksën shiko çfarë flake në pantallona! Ju kanë hequr taksën sepse do ju rrisin sigurimet, njëri thotë 10 herë, tjetri thotë...sepse këta bëjnë garë kush gënjen më shumë, sepse sa më shumë të gënjesh aq më shumë i afrohesh të zotit të shtëpisë që është pastaj gjenerator i zjarrit në pantallona"Rama - opozites: Qeshni, qeshni dhe prisni revolucionin"Gjobat janë të larta sepse janë për ata që shkelin ligjin. Përse burg? Po burgu për çfarë është bërë, për çfarë është bërë burgu? Është bërë t'ju presë ju? Është bërë të rrijë bosh e t'ju presë ju kur t'ju vijë rradha që të ketë drejtësi në Shqipëri? Jo. Dhe...qeshni, qeshni, qeshni se i vetmi pushtet që keni në dorë është thjeshtë dhe vetëm të qeshni, nuk keni pushtet tjetër. Nuk ju ka mbetur pushtet tjetër. Keni pushtetin të qeshni pa arsye. Nuk keni pushtet tjetër, i jepni urdhër gojës që të shqyhet pa arsye. Ky është pushteti juaj që ne nuk jua kontestojmë dot, edhe kur e shqyeni për të shpif edhe kur e shqyeni për të qeshur. Qeshni, qeshni dhe prisni revolucionin. Ndërkohë që revolucioni fiskal vazhdon dhe të gjithë ata që kanë të ardhura mbi 50 milion dhe që janë të vetëpunësuar, dhe ne e kemi thënë qartësisht nuk janë biznesmenë të vegjël, janë të vetëpunësuar, janë njerëz të vetëpunësuar që ne duam ti stimulojmë jo vetëm ekonomikisht por dhe si një shembull i mirë për të gjithë ata të tjerë që rrijnë nëpër kafe apo rrinë në facebook dhe kërkojnë punë drejtor. Dhe po nuk u bënë drejtor thonë që në Shqipëri nuk kanë punë. Ata do paguajnë zero.Rama akuzoi opozitën se po abuzojnë me varfërinë e shtresës së varfërEdi Rama: E bëtë shtetin kashtë e koqe. Si mund të luftohet varfëria me rrush e kumbulla?! Ju nuk kopjoheni. Jeni të pakjopueshëm dhe të papërsëritshëm në llojin tuaj, sepse vetëm flisni për atë që s’dini dhe s’dini atë që flisni.Në këtë përplasje në mes të reformatorëve dhe deformatorëve janë të varfërit. Që abuzohen nga skizofrenia politike edhe më keq se varfëriaRama: Sasia e investimeve publike sot sa dyfishi i borxhit të marrë Nga ora 11: 30 Kryeministri Edi Rama po mbron në foltoren e Kuvendit pr/buxhetin e vitit 2016.Rama tha se është përgjysmuar borxhi në krahasim me borxhin e marrë nga qeveria e kaluar.Ne kemi marrë broxh 280 milionë euro nga 460 mln euro borxh në vit që u morën në 8 vite që çuan në kërcënimin serioz të stabilitetit ekonomik.Faktet flasin se borxhi i marrë në këto dy vite është ulur ndjeshëm nga 8 vitet e qeverisjes së kaluar. Në këta dy vjet janë marrë broxh 2.8 % e Prodhimit të Brendshëm. Mesatarja e 8 viteve të kaluara është 4 . 6 % borxh çdo vit në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Aktualisht borxhi është nën kontroll dhe sasia e investimeve publike është dyfishi i borxhit të marrë . Për ti parë investimet duhen sy dhe jo xhama në vend të syve.Niveli real i borxhit në shtator 2013 nuk ishte 64. 6 % sa e deklaronin por 70. 5 %. Ne nuk e rritë, e legalizuam sepse nuk mund të vazhdonim politikën e pushtetit të dhunshëm në raport me kontraktorët e vet. Sasia e investimeve publike sot sa dyfishi i borxhit të marrë 

https://youtu.be/KpR53SJ3R9M /Oranews.tv/