Ymeri: Asnjë ndërkombëtar nuk i ka qëndrimet më të mira se vet ne për Kosovën
Pozita duhet të vetëburgoset ose t'i liroje aktivistët e burgosur deri më tani në qoftë se duan të arrijnë marrëveshje përmes dialogut me opozitën.Këtë e tha lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në konferencën për media pas takimit të përbashkët të opozitës, në të cilin diskutuan për manifestimin që do të mbahet në Gjakovë në ditën e shtunë.Ai përmendi se i ka penguar shumë reagimi i Isa Mustafës pas deklaratave të Ilir Metës, pasi sipas tij kryeministri harxhon paratë e popullit të Kosovës për të shkuar në takim me Vuçiqin, e mendimet që vijnë nga Tirana zyrtare i pengojnë, transmeton ksp.Sa i përket vizitës së djeshme të sekretarit amerikan John Kerry, kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha se ardhja e tij në Kosovë është jashtëzakonisht e mirë."Ne e mirëpritëm vizitën e tij dhe partneritetin që e kemi me Amerikën kjo është shumë e rëndësishme. Duhet ta kemi parasysh se asnjë diplomat i huaj pa marrë parasysh përkrahjen e tyre qe kanë për Kosovën, asnjëherë nuk do t’i kenë qëndrimet e tyre më të mira se ç’i kemi ne për vendin tonë", tha Ymeri.Sa i përket manifestimit në Gjakovë, Bilall Sherifi tha se edhe këtë të shtunë, si në të kaluarën, do të mbahet për të njëjtat kërkesa dhe se qëndrimet e tyre dhe rruga e kundërshtimit janë të njëjta.