Gjendet i mbytur në kanal, 80-vjeçari dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2015, 07:58
Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur mbrëmjen e së mërkurës (2 dhjetor 2015) në një kanal në fshatin Dvoran.Policia e Korçës bën me dije se 80-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende u gjet i mbytur në kanalin që dërgon ujë për hidrocentralin e Dvoranit.Po sipas bluve, në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune në trup çka dyshohet që viktima mund te jetë rrëzuar aksidentalisht atje.Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.