Davutoglu: Turqia nuk do t’i kërkojë falje Rusisë

Kryeministri Ahmet Davutoglu ka deklaruar se Turqia nuk do të kërkojë falje për rrëzimin e avionit rus.Deklarata e tij erdhi gjatë një konference të perbashkët me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Megjithatë Davutoglu shprehu gatishmërinë për të biseduar në rast se pala ruse do të ishte e interesuar për të diskutuar rreth ngjarjes.“Askush nuk ka të drejtë të na thotë se duhet të kërkojmë falje për mbrotjtjen e territorit tonë. Ne e kemi për detyrë ta bëjmë një gjë të tillë. Më duhet të them se ne jemi treguar tolerantë, pasi një veprim i tillë është përsëritur 3 herë nga forcat ajrore ruse. Nëse zyrtarët e Kremlinit duan të bisedojnë, në mënyrë që incidente të tilla mos të përsëriten në të ardhmen, ne jemi të gatshëm”, tha Devutoglu.Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleatët e mbështesin fuqimish vendimin e Turqisë për të mbrojtur sovranitetin dhe kufijtë e saj ajrorë. Ai bëri thirrje që zyrtarët e Kremlinit dhe të Ankarasë të ruajnë qetësinë në mënyrë që të ulet tensioni i krijuar.