Asad: Armiqtë e mi kanë rritur mbështetjen për terroristët
Presidenti sirian Bashar al Asad deklaron se kundërshtarët e tij kanë rritur mbështetjen financiare dhe furnizimet me armë ndaj grupeve kryengritëse që prej fillimit të ofensivës së madhe të ndihmuar nga aleatët e tij për të rimarrë territorin e humbur.Sipas medias shtetërore, Asad i ka thënë këshilltarit të lartë të liderit suprem të iranit Ali Akbar Velayati, se ndihma ushtarake e dhënë nga Irani dhe Rusia ka çuar armiqtë e tij të financojnë dhe të mbështesin më shumë grupet terroriste.Asad nuk përmend emra shtetesh, por aktualisht është Turqia ajo që kërkon me ngulm largimin e Asad nga pushteti në Siri, kurse Teherani dhe Moska janë për një trazicion politik me Asad në krye të vendit.Ushtria siriane tha të shtunën se Turqia kishte rritur furnizimet e armëve, municionit dhe pajisjeve të tjera për grupet terroriste në vend.Velayati siguroi se qeveria e Teheranit do të vazhdojë të mbështesë qeverinë "ligjore" në Damask, duke nënvizuar se lufta kundër terrorsimit ishte vendimtare jo vetëm për rajonin, por për mbarë botën.Assad tha se humbja e grupeve rebele që luftonin për të përmbysur sundimin e tij është një parakusht për "suksesin e çdo zgjidhjeje politike për sirianët.