15 viktima nga shpërthimi në teksas, Obama lutet për të dytën herë brenda tre ditësh
Të paktën 15 persona kanë gjetur vdekjen në një shpërthim masiv në një uzinë për prodhimin e plehut kimik në Teksas, ndërsa janë plagosur 160 të plagosur. 50 deri në 75 shtëpi brenda një rrezeje prej 5 blloqesh u dëmtuan, ose u shkatërruan.Autoritetet kanë filluar hetimet dhe policia thotë sipas të dhënave, duket që shkaku i shpërthimit të ketë qenë një aksident.Uzina ndodhet në një komunitet të vogël pranë qytetit Ëaco të Teksasit. Rreth 2 mijë e 800 banorë janë evakuuar, mes tyre edhe rreth 100 banorë të një azili me të moshuar.Një fushë futbolli aty pranë u shndërrua menjeherë pas shpërthimit në një spital të hapur për trajtimin e viktimave.Ndërkohë Presidenti Barack Obama tha se vendosmëria e vendit është "përgjigja më e mirë" ndaj terroristëve përgjegjës për dy shpërthimet vdekjeprurëse në Maratonën e Bostonit të hënën e kaluar.Presidenti u tha të pranishmëve në një shërbësë ndërfetare në në Boston të shtetit Massachusetts se ky qytet u ka kujtuar amerikanvëe që të vazhdojnë dhe të këmbëngulin."Ne mund të jemi rrëzuar për momentin, por ne do të ngrihemi dhe do ta vazhdojmë garën deri në fund", tha presidenti.Ai iu lut Zotit t’i mbajë afër ata që humbën të dashurit në këtë tragjedi dhe i paralajmëroi personat përgjegjës se do të nxirren para përgjegjësisë.Violinçelisti amerikan Yo-Yo Ma mbushi katedralen me një melodi të bukur, megjithëse të trishtueshme. Gjatë shërbesës folën edhe Kardinali i Bostonit, Sean O'Malley dhe guvernatori i Massachusetts, Deval Patrick.Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se, gjatë qëndrimit në Boston, Presidenti do të takohet me familjet e të vrarëve dhe të plagosurve si dhe me ekipet e ndihmës së shpejtë.