Tërbuni- Teuta, dëmtohet futbollisti afrikan, ambulanca s'ndizet, e tërheq zjarrfikësja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2015, 18:56
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pukë në ndeshjen e vlefshme për kampionat ndërmjet Tërbunit dhe Teutës.Në fillimin e pjesës së dytë futbollisti i skuadrës së Tërbunit, Abel Gebor u dëmtua dhe mbeti shtrirë në fushë duke alarmuar të gjithë.Ngjarja bëhet akoma dhe më e rëndë pasi ambulanca që gjendej në fushë nuk ndizej duke mos i dhënë ndihmën futbollistit afrikan.Më pas u desh ndëryhrja e zjarrfikëses e cila tërhoqi me kavo ambulancën. Pas disa minutash frike për lojtarin e dëmtuar dhe humori me skandalin e ambulancës, makina u ndez dhe Gebor u transportua për në spital.
Tërbuni-Teuta, probleme me AmbulancënTërbuni-Teuta, probleme me AmbulancënLojtari i Tërbunit rrezikon jetën në fushë. Shoferi i ambulancës po shikon ndeshjen nga stadiumi, makina nuk ndez, terhiqet nga zjarrfiksja e me pas ka problem.Posted by Digitalb on Saturday, November 28, 2015