28 mijë dëshmorë të LANÇ? Fischer: Kam dyshimet e mia
Ndërsa një komision i posaçëm, është ngirur për rishikimin e historisë, por ende nuk ka finalizuar një produkt, studiuesi i njohur, Bernd Fischer thotë se Shqipëria duhet të rishkruajë historinë e saj në shekullin e 20.“Shekulli i 20 ka nevojë për më shumë rivlerësim sepse gjatë komunizimit ishte shumë e politizuar. Historianët shqiptarë bënë një punë të mirë gjatë asaj periudhë, por punë më e mirë lidhej me ngjarjet historike që ishin apolitike, pra që nuk kishin lidhje me të tashmen e asaj kohe”, thotë Fischer.Në intervistën për Ora News, Fischer ndërhyn dhe për debatin, nëse numri I dëshmorëve të komunizimit ishte 28 mijë, apo më shumë?“Është e vështirë të thuhet, ka ende shumë arkiva të pahapura. Nuk kemi një burim që të na thotë shifrën zyrtare sa janë vrarë. Ky është një proces në zhvillim. Është e pamundur për të dalë me një numër ekzakt, sidomos për ngjarje që janë zhvilluar vite më parë.Këto janë shfirat që paraqiten, por si historian kam dyshimet e mia”, thotë ai.Duke u ndaluar në procesin e dekomunistizimit, Fischer, thotë:“Ky është një proces që nuk do kryehet brenda një gjenerate. Është një proces i rëndësishëm që do e afrojë Shqipërinë me BE por do ndryshojë pikëpamjet e shqiptarëve mbi demokracinë. Ndonëse është një proces në zhvillim, në Shqipëri demokracia nuk është ende aty ku duhet të jetë”, thotë Fischer./Oranews.tv/