Negocitat në 2017? Partosh: Realiteti më i mundshëm, test zgjedhjet
Në një intervistë për Ora News, analisti për Europën Qendrore dhe Juglindore për Njësinë e Inteligjencës së 'The Economist', Gabriel Partosh thotë se Shqipëria mund të përballet me negocita të kushtëzuara vitin e ardhshëm.Sipas tij, KE mund të kërkojë progres të dukshëm në drejtësi e antikorrupsionin. Por skenari më i mundshëm sipas tij është që negociatat të hapen në fud të 2017, kur Shqipëria të ketë kaluar me sukses testin e zgjedhjeve. Problemi më i madh për vendin tonë, sipas Partosh,është niveli i lartë i emigrimit.Dy janë skenarët me të cilat mund të përballet Shqipëria për hapjen e negocitave për anëtarësim në BE në gjykimin e analistit për Europën Qendrore dhe Juglindore për Njësinë e Inteligjencës së 'The Economist', Gabriel Partosh.Hapja e negociatave vitin e ardhshëm, por të kushtëzuara me progres të dukshëm në luftën ndaj koprrupsioni dhe refomrës në drejtësi, ose në fund të vitit 2017 pasi Shqipëria të ketë kaluar testin e zgjedhjeve të mira.Ky i fundit, thotë ai në një intervistë për Ora News, është skenari më realist.Partosh: “Nëse luftoni korrupsionin dhe realizoni dhe implementoni refomën në drejtësi, atëherë ka një shans që gjatë vitit të ardhshëm, Komisoni Europian ti rekomandojë anëtarëve të BE që bisedimet të nisin. Por dyshoj, se do të jetë një rekomandim me kushte, nuk do jetë kartë e bardhë. Çfarë do të thotë kjo, se vitin e ardhshëm mund të merret një vendim për të nisur bisedimet, por me këto kushte, për një progres të dukshëm. Ose një skenar tjetër, që mund të nisnin në 2017, ndoshta pas zgjedhjeve. Zgjedhjet mund të jenë gjithashtu kusht që të jenë së paku po aq të mira sa të 2013. Kjo do të çonte në hapjen e negocitave në fund të 2017, që për mua ky është skenari më realist”.Partosh është një njohës i mirë i Shqipërisë. Ai thotë se në 25 vite vendi ynë ka evoluar nga një shtet burgosës në një demokraci të vuajtur dhe jo perfekte, por efektet më negative të viteve të fundit kanë një emër, emigrim.Partosh:“Sigurisht emigrimi është një mundësi e mirë për të studiuar, apo për të punuar, por kjo nuk e ndryshon faktin se ekonomia shqiptare nuk është aq e suksesshsme që të krijojë vende të reja pune. Një tjetër efekt jo pozitiv është domonimi i jetës politike nga parti kryesore që dialogojnë shumë pak. Po ashtu, niveli i lartë i korrupsioni që për shumë njerëz përbën një burim frustrimi”.Sipas analistit për Europën Qendrore dhe Juglindore për Njësinë e Inteligjencës së 'The Economist', për të tejkaluar këto sfida është e rëndësishe që Shqipëria dhe ata që e drejtojnë vendin të ndryshojnë mentalitet dhe ta kthejnë shoqërinë në një mjedis pozitiv për të vepruar.