Burg për 37-vjeçarin që vrau të moshuarin, familjarët akuzojnë policinë për dhunë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2015, 13:36
Nën masa të rrepta sigurie gjykata e Fierit ka dhënë masën e arrestit me burg për Skënder Krasniqin i akuzuar për vrasjen e 82-vjecarit Nevruz Likometaj. 37-vjecari ka mohuar akuzën.Pak para nisjes për masën e sigurisë familjarët e Skënder Krasniqit kanë akuzua policinë e Fierit për ushtrim dhune.“E kanë marrë brenda, e kanë rrahur dhe po e mbajnë kot brenda. Unë e di shumë mirë që e kanë rrahur. Më moren edhe mua më kanë rrahur brenda në zyrën e drejtorit.”37-vjecari Krasniqi akuzohet për vrasjen e kreut të sindikatës së transportit në Fier Nevruz Likometaj, trupi i pajetë i të cilit u gjet i mbështjellë me çarçaf në një vendgrumbullimi mbeturinash në Fier.