Tentoi të fusë 11 gram hashash në burg, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi tentoi të fuste kanabis në burgun e këtij qyteti.Drini Valca, banues në fshatin Shëndëlli, u arrestua në flagrancë ditën e djeshme (26 nëntor) rreth orës 11.00 nga policia.Sipas policisë ai kishte qëllim t’i kalonte 11 gr kanabis vëllait të tij në burg me inicialet B. Valca.Vëllai i tij vuante dënimin në burg për veprën penale “Falsifikim Monedhash”, njofton policia.