Konflikti me deputetin Prenga për lagunën e Patokut, lihen në burg vëllezërit Cali

Gjykata e Kurbinit la në qeli dy vellezërit Gjergj dhe Nikoll Cali, të cilët mbrëmjen e 4-shtatorit u përplasen me deputetin Armando Prenga dhe familjarë të tij.Në rivlerësimin e masës së sigurisë Gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre.Gjatë seancës gjyqësore nuk ishin të pranishëm dy të pandehurit, të cilët u përfaqësuan në gjykatë nga avokatët e tyre mbrojtës.Këta të fundit kërkuan që të ndryshohej masa e sigurisë për klientët e tyre nga burg në “arrest shtëpie” me arsyetimin se dy të arrestuarit nuk përbëjnë ndonjë rrezik.Kërkesa e tyre u rrëzua nga gjykatësi i çështjes, Ded Miri, i cili vendosi që ti lërë në burg dy vëllezërit Cali.Sipas raportit të paraqitur nga Prokuroria e Kurbinit në lidhje me ngjarjen, bëhet e ditur se dy të ndaluarit kanë plagosur me armë të ftohtë vëllain e deputetit Armando Prenga, Eduart Prengën.Dy të akuzuarit pretendojnë se kanë qëlluar në drejtim të tyre për vetëmbrojtje, pasi në argumentin e tyre të paraqitur para togave të zeza ata kanë deklaruar se kanë qenë pjestarë të familjes Prenga që kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre.Vëllezërit Nikoll dhe Gjergj Cali do të vijojnë të qëndrojne në qeli për veprën penale “plagosje e rëndë më dashje” dhe “armëmbatje pa leje të armëve të ftohta”.Ditën e hënë do të paraqitet për rivlersim të masës së sigurisë edhe Gazmir Jushi, shofer i deputetit Prenga i cili u përfshi në konlikt.Seanca për këtë të fundit u shty pasi mungonte avokati i tij mbrojtës, Ilir Murati dhe vetë i akuzuari.Me vendimin të gjykatës së Lartë tashmë çështja gjyqësore në ngarkim të familjes Cali do të gjykohet në Gjykatën e Kurbinit.Familjet Cali e Prenga u përplasen me armë mbrëmjen e 4 shtatorit para ambjenteve të Komisariatit të Laçit ku mbeten të plagosur 6 persona, ndërsa shkak për ngjarjen u bë shfrytezimi i lagunës së Patokut.Në konflikt u përfshi edhe vetë deputeti Armando Prenga i cili u lirua nga qelia pak ditë më parë, pasi gjykata vendosi ndryshim të masës së sigurisë ndaj tij nga burg në arrest shtëpie.[caption id="attachment_625825" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Pamje nga gjyqi i vellezerve cali Ne foto: Pamje nga gjyqi i vellezerve cali[/caption]