Lejuan kalimin e 1.6 ton droge për në Bari, lihen në burg 3 doganierët e 2 efektivët

Gjykata e rrethit të Durrës nuk ka ndryshuar qëndrim, edhe pas verifikimit të masës së sigurisë për 3 doganierët dhe dy efektivët e policisë kufitare të arrestuar për shpërdorim detyre, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg.Gjyqtarja Aida Mici ka marrë në shqyrtim një nga një cështjet për Redi Demirin 34 vjeç, Leonard Gremi, 42 vjeç, Ilir Shtama 42 vjeç, të tre doganier në portine  Durrësit si dhe për Fitim Demollarin dhe Artur Habibin, efektivë të policisë kufitare. të 5 personat cilësohen përgjegjës për kalimin e një kamioni me 1650 kg drogë, e cila u kap në portin e Barit.Tre doganierët dhe dy punonjës të policisë kufitare akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërkohë më herët u arrestuan dy punonjës të kompanisë Rapiskan që merret me skanimin e kamionëve Fatjon Trezhnjeva dhe Edmond Hysko.Arrestimi i punonjësve shqiptarë të portit u bë pas pas zgjerimit të hetimeve për kalimin e 1.6 tonë kanabis, që u kap në një kamion në Bari të Italisë më 18 nentor, sasi që është lejuar të kalojë në Durrës, pavarësisht se kamioni është skanuar dhe është kuptuar qartë që kishte dy ngarkesa në të.