Veliaj peruron rrugën "Dritan Hoxha": Mobilizim të transportit publik

Hyrja e Tiranës do të ketë një pamje tjetër dhe kjo falë investimeve të reja në rrugën Dritan Hoxha. Një rrugë sipas të gjithë standardeve që ofron një balancim të korsive të automjeteve me qytetarët që përdorin transportin publik, biçikletat apo trotuaret. Në përurimin e saj Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur të pedalojë me biçikletë së bashku me një grup të rinjsh duke përshkruar të gjithë korsinë e dedikuar për ta . Investimi u bë i mundur në sajë të kontributit të bizneseve ku Raiffaisen Bank ka marrë peshën më të madhe në këtë investim si një pinore në avokatinë e biçikletave. Tirane- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përuruar sot rrugën "Dritan Hoxha". Ai ka zgjedhur të pedalojë me biçikletë, së bashku me një grup të rinjsh, duke përshkruar të gjithë korsinë e dedikuar për ta.Erion Veliaj:“Ky projekt nuk është vetëm për hyrje por për të krijuar atë që quhet rrjeti minimal i çiklizmit në Tiranë.Ky sistem i paraprin reformës tonë në transportin publik.”Rruga e re me standartet europiane, që i ofron qytetarëve në hyrje një pamje krejtwsisht të re, u bë e mundur në sajë të disa bizneseve, ku kontributi më i madh erdhi nga Raiffaisen Bank, e cila wshtë edhe pioneer në promovimin e biçikletave.Për Drejtorin e Përgjithshëm të Raiffeisen Bank, Christian Canacaris, kjo fundjavë është e veçantë pasi përurimi i kësaj rruge përkon me samitin që do të zhvillohet në Paris me pjesëmarrjen e shumë presidentëve dhe kryeministrave për të diskutuar çështje të mjedisit dhe reduktimit të ndotjes.Christian Canacaris: "Nëpërmjet këtij sponsorizimi në rrugën "Dritan Hoxha", ne dëshirojmë të inkurajojmë të gjithë qytetarët të përdorin biçikletat në jetën e tyre të përditshme sepse në këtë mënyre ne do kemi ajër më të pastër për qytetin dhe do të ndihmojmë në zhvillimin social dhe mjedisor të komunitetit"Rruga "Dritan Hoxha" është me 6 korsi, nga të cilat tre janë për automjete, një për autobus, një për biçikletë dhe një për këmbësorët./Oranews.tv/