Beqaj: Personeli mjekësor shkurtohet me 5%, Tavo: Po bën presion, dërgon kontrolle
Ish ministrat e Shëndetësisë të LSI Petrit Vasili dhe Vangjel Tavo kundërshtuan ashpër reformën në spitale që parashikon largimin e 338 mjekëve, infermierëve dhe sanitarëve në spitalet e vendit. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u vu përballë akuzave edhe nga deputetët e opozitës, ndërkohë që një SMS nga spitali i Tepelenës i mbërritur në telefonin e deputetit Tavo, shkaktoi mjaft tension dhe debate.Shëndetësia është sektori i parë që qeveria vendos te kryeje shkurtime drastike në instutucione spitalore. Nga janari i këtij viti 338 mjekë, infermierë, sanitarë dhe punonjës socialë duhet të lënë vendin e tyre të punës.Ministria e Shëndetësisë thotë se shkak i këtij reformimi është mosshfrytëzimi i shtretërve sipas një studimit të bërë nga ekspertë të USAID dhe të BB.Ilir Beqaj: Unë ashtu siç nuk kam pranuar që të vazhdonim të kishim skanera në Shqipëri që nuk punonin, nuk mund të vazhdoj që të pranoj se ka njerëz që dalin në punë edhe pse mund të çojnë rrogën në shtëpi, por nuk bëjnë asgjë në spital.Albana Vokshi: 600 familje pa bukë shumëzim për 2 numri i fëmijëve që ju po lini pa shkollë, pa bukë etj.Edhe pse parti ne koalicionin qeverisës, LSI ka kundërshtuar hapur reformën e shkurtimeve në Shëndetësi, përmes dy ish-Ministrave të Shëndetësisë Vasili dhe Tavo.Petrit Vasili: Ja kam bërë të qartë edhe Kryeministrit edhe Ministrit me një letër të cilit i kam sqaruar disa motive besoj unë shumë të qëndrueshme për të cilat unë e gjykova që një hap i tillë ishte i nxituar. Më çuditi në fakt edhe këmbëngulja kryeneçe për ta çuar këtë punë deri përpara.Vangjel Tavo: Po si mund të mos ketë shqetësime zoti. Ministër kur vetëm në Tepelenë po shkurtohen afro 60 veta. Janë 60 familje që u pritet rroga dhe u pritet buka e fëmijëve.Por menjëherë pas kësaj deklaratë deputeti i LSI kishte nje akuze te rende per Ministrin e Shëndetësisë.Vangjel Tavo: Media ta fokusojë mesazhin dhe të ç’fokusojë dhe orarin e mesazhit, çfarë kuptimi ka kjo sinqerisht?Ju Zoti. Ministër duhet të kuptoni pozicionin e vështirë të çdo drejtuesi spitali kur i çoni 60 shkurtime. Ju duhet ta kuptoni këtë gjë.Ju po i bëni presion duke i çuar ju kontroll për ti thënë jo mos shkarko këtë se është i joni dhe shkarko atë tjetrin. Vazhdoni se e keni nisur mirë.Ministri i Shëndetësisë iu përgjigj akuzave të opozitës për koncensionin e sterilizimit, për Vilën në Peruxhia dhe për foton e shpërndarë në rrjetet sociale ku paraqitej një foshnje pa jetë në stolat e morgut.Albana Vokshi: Kur po thoshin që u gjet në korridorin e spitalit a jeni krenar?Ilir Beqaj: Foshnja nuk ka qenë në spital, zonja ishte me sëmundje tumorale të rëndë në mushkëri, ka ndenjur 19 ditë në spital.Albana Vokshi: A ka të bëjë kjo me shkrimin që po ndërtohet në Peruxha? A ka lidhje me konçesionin me sterilizimet që ju sapo e keni dhënë 100 milion? Janë këto para që po diskutojmë sot që ju po i kurseni nga 600 familje.Ilir Beqaj: Konsorciumi fitues i kontratës së furnizimit të instrumentave kirurgjikalë të sterilizuar është konsorcium që udhëhiqej nga kompania “Servizi Italia”e kuotuar në në bursën italiane dhe që ka 30 vjet që merret me këtë shërbim. Debatet gjatë komisioni të ShëndetësisëBeqaj: Spitalet bashkiake në totale kanë 2063 shtretër. Kurojnë në vit 45.783 pacientë. Numri i mjekeve në spitalet bashkiake 2015 është 340 dhe bëhet 353, pra, RRITET me 4%, ose 13 mjekë gjithsej. Numri i bluzave të bardha ishte 2019 dhe bëhet 1919 (mjekë, infermierë, laborantë, farmacistë) dhe pakësimi është vetëm 5%.Debate të ashpra pati mes Beqajt dhe Tavos, pas një mesazhi që ja dërguan deputetit Tavo, i cili tha se sapo përmende Tepelenën me njoftuan per dy kontrolle,,nje nga ministria dhe nje nga fondi, te dyja te marten.Mesazhi që publikoi Vangjel Tavo: Struktura ka ardhur qe ne fillim te tetorit, ndërkoh ëne kemi filluar menjeher procedurat (aty nuk kishte kritere)..mbasi ne kemi perfunduar me njoftimet dhe me procedurat ligjore,me dt 17,11 na vjen nje urdher i dytë me kritere nderkohë qe urdheri i parë thotë te meren masat e menjehereshme dhe nuk na kishin vene ne dispozicjon ndonjë kriteri.Tavo: Po bëj presion ndaj vartëseve të tu unë zoti Ministër?! E keni shumë gabim që po thoni këtë gjë, dhe po bëni shumë gabim që po e dërgoni sepse ju ankohet një deputet apo një tjetër. Ju zoti ministër duhet të kuptoni pozicionin e vështirë të cdo drejtuesi spitali kur i coni 60 shkurtime. Ju duhet ta kuptoni këtë, prandaj jo vetëm...ju po i bëni presion duke i cuar kontrollin dhe duke i thënë mos shkarko këtë se është i joni dhe shkarko atë tjetrin.Kundër shkurtimeve të personelit mjekësor ishte edhe deputeti i LSI, Petrit Vasili, i cili tha është një hap i nxituar, pasi është sektori më i gabuar për shkurtime. Vasili tha se refuzoj të krusej miliona lekë për të hequr qindra persona.Vasili: Ja kam bërë të qartë, edhe kryeministrit edhe ministrit me një letër, ku kam sqaruar disa motive shumë të qëndrueshme të cilat unë i gjykova se një hap i tillë ishte i nxituar, i pavënd dhe ishte gjetur sektori më i gabuar për të demonstruar shkurtimet në administratën publike. Unë refuzoj që të flas me shifra dhe humbas komunkimin e qytetarit me sistemin. Mejku më i mirë është ai që ri më gjatë me të sëmurin dhe jo ai që është më i zoti. Këtë e siguron ky kontakti fizikë, por këtij kontakti fizik ne sot i kemi dhënë një goditje të fortë.Beqaj: Më këto ndryshime në spitalet bashkiak mjekët shtohen me 13 vetë, pra nuk pakësohen mjekët, megjithë vështirësitë që kemi për të punësuar mjekë në këto siptale. Shpenzimet publike të shëndetësisë janë 2.89 të GDP niveli më i lartë në 15 vitet e fundit, dhë ndërkohë në 2016 shtesa në buxhe është rreth 70 mln dollarë ndërsa 2013 me 2009 ka qenë vetëm 50 mln dollarë dhe atëhere ka qenë dhe TVSH. Pra qeveria gjithmonë e ka patur në prioritet shëndetësinë sepse cdo vit buxheti i shëndetësisë është rritur. Është e nevojshme që ne kemi nevojë për personel shëndetësor dhe duke filluar nga janari në shërbimin parësor ne do të shtojmë 220 infermierë.Vokshi: 600 familje ngelen pa bukë. A është kjo reformë që ministri të ndërtojë shtëpi në Peruxhia të Italisë.Tavo: Sapo përmendet Tepelena u dynden kontrollet e shëndetësisë në spital. Si mund të mos këtë shqetësime kur ka 60 largime?Pas debateve Tavo largohet nga Komsionit:Tavo-Beqajt: Vazhdoni se e keni nisur mireNdërkohë debate mes Kryetares së Komisionit Albana Vokshi dhe ministrit Beqaj janë zhvilluar edhe në lidhje me foshnjën e pajetë që u gjet në shkallët e Pediatrisë.Beqaj: Foshnja nuk ishte në spital. Ajo grua ka ndenjur 19 ditë në spital më heret. Ka vuajtur nga semundjet tumoraleVokshi: Me tregoni a jeni krenar qe foshnja është gjetur në shkallet e spitalit?