Buxheti për bujqësinë, Panariti: Nuk mjafton, duhen fonde shtesë për peshkimin
Ndonëse buxheti i Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2016 është parashikuar të jetë mbi 10 mld lekë , sërish ai konsiderohet i pamjaftueshem. Pakënaqësinë e ka shprehur vetë kreu i këtij dikasteri Edmond Panariti, gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Panariti njoftoi se një pjesë e mirë e buxhetit do të shkojë për investime në kanalet kulluese.Megjithëse bujqësia është sektori që ka përfituar më shumë nga buxheti i shtetit, plot 24% më shumë se një vit më parë, kreu i këtij digasteri Edmond Panariti u shpreh se buxheti është i pamjaftueshëm.Edmond Panariti: “Duhet të jemi pragmatik. Nuk kam ndonjë gjë edhe për të mbështetur përpjekjen por me fondet e limituara që kemi duhet të jemi shumë të targetuar.”Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese për buxhetin e viti 2016 Opozita akuzoi Ministrin Panariti se nuk është investuar në kanalet kulluese për të parandaluar përmbytjet.Helidon Bushati: “Nga 20 milionë dollarë që ju i kishit angazhuar për të investuar në argjinatura vetëm në qarkun e Shkodrës deri para një muaji kishit investuar 3% të kësaj shume.”Edmond Panariti: “Përmbytjeve të mëdha që kemi pasur në zonën jugore të vendit veçanërisht në Vjosë ka konsistuar që një pjesë e sforcove dhe shpenzimeve të shkojnë pikërisht për të parandaluar përmbytjet dhe për të administruar situatën e dëmeve që u shkaktuan nga përmbytjet e vitit të kaluar.”Duke iu referuar rastit të muajve më parë ku u rrezikua zhdukja e farës së midhjes Ministri Panariti njoftoi hapjen e një konkursi për të caktuar një administratë që do të menaxhojë Lagunën në Butrint.Edmond Panariti:“Ne detyrimisht duhet të ndryshojmë mënyrën e administrimit të Lagunës nëpërmjet konkursit duke mospërjashtuar askënd.Nuk është përjashtimore kjo por vetëm duhet të ndërgjegjësohen të gjithë ata që e shfrytëzojnë lagunën që parespektuar kriteret dhe standartet nuk do të lejohen.”Megjithëse siguria ushqimore është një sektor prioritar për Integrimin në BE, këtë vit fondi për këtë është ulur me 3% krahasuar me një vit me parë. /Oranews.tv/