Rruga e Kombit mbulohet nga bora, vështirësi në qarkullim
Reshjet e dendura te borës që kanë rënë gjatë paradites së të premtes në Rrugën e Kombit kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.Trashësia e borës ka shkuar në nivelin e 7 cm , ndërkohë që Temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në rrugë. Kompania te cilës i ka mbaruar kontrata prej 3 muajsh ka ndërhyre me borëpastruese duke pastruar rrugën, përgjatë së cilës është hedhur dhe kripë.Shtabi i Emergjencave Civile Kukës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes sidomos gjatë qarkullimit në zonat e thella malore.Abdulla Domi, Sekretar i Institucionit të Prefektit: Ka borë në zonat e Bushtricës dhe Shishtavecit. Momentalisht rrugët janë të qarkullueshme. Vëmendja e shtabit është tek Rruga e Kombit, e cila edhe pse nuk përfundoinë koncesioni, firma e cila e ka mbajtur deri tani vazhdon ta mbajë, Ka pasur rrëshqitje të dherave, por nuk k pasur problem.Reshje bore ka pasur edhe në zonën e Dibrës dhe të Pukës, ndërkohë që nuk janë vërejtur probleme me qarkullimin.Mesditën e së premtes reshjet e para të borës kanë nisur dhe në fshatin turistik të Dardhës në Korçë, por pa krijuar probleme me rrugët.

