Meta leksion në Sapienza, fton studentët shqipatrë të japin kontribut për vendin e tyre
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë leksionit të mbajtur në univesitetin La Sapienca ftoi studentët shqiptarë që të kthehen në vendin e tyre për të kontribuar për zhvillimin e vendit.Meta theksoi se Shqipëri aktualisht po ndërmerr reforma të thella kundër krimit dhe korrupsionit.Meta: Italia është një partner strategjik historik dhe i natyrshëm për shqiptarët. Italia ka qenë gjithnjë pranë Shqipërisë në kohë të vështira. Mesdheu na bashkon nën moton. Dy popuj, Një Det, Një Miqësi Mirëpresim kontributin e studentëve shqiptarë për të arritur objektivat evropianiste në Shqipëri.Korrupsioni dhe krimi i organizuar pengojnë investimet dhe zhvillimin ekonomik, në një kohë që Shqipëria po ndërmerr reforma që kërkojnë përgjegjshmëri dhe konsensus ndër-partiak. Qytetarët shqiptarë kanë pritshmëri të larta. Bashkimi Europian është një destinacion shumë kompleks. Është model unifikimi, përgjegjësish të përbashkëta, standarde jetese dhe respekti për të drejtat e njeriut, përfshirjeje dhe mbi të gjitha një vizion Europa e plotë dhe e lirë"Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Itali, Kryetari i KuvenditIlir Meta zhvilloi takime të veçanta edhe me ish Kryeministrin italian Massimo D'Alema, President i Fondacionit të Studimeve Progresive Evropiane dhe me ish Ministrin e Jashtëm Franco Frattini, të cilëve u shprehu mirënjohjen për kontributin e dhënë në vite në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë.