Meta-Fratini- D’Alema: Prespektiva e Ballkanit është në BE

Ilir Meta së bashku me ish Kryeministrin italian Massimo D’Alema dhe ish-ministrin e Jashtëm Franco Frattini ishin të mendimit se BE nuk duhet të ngadalësojë integrimin e Ballkanit në BEGjatë këtyre takimeve në Itali me dy ish-zyrtarët e lartë italian, Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e Frattini dhe  D’Alema në vite në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, dhe për përpjekjet e tyre në interes të qartësimit të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.Në njoftimin e zyres se shtypit te Kuevdnit thuhet se "Meta u shpreh se Shqipëria dhe Italia janë dy partnerë strategjikë të natyrshëm dhe se populli shqiptar e vlerëson maksimalisht përkrahjen e gjithanshme italiane si për aspiratat integruese të Shqipërisë ashtu edhe për mirë-integrimin e një komuniteti domethënës shqiptar në Itali.Gjatë këtyre takimeve u nda bindja se sfidat e fundit të sigurisë që po përjeton Evropa dhe kriza e refugjatëve shton nevojën e mbrojtjes së projektit evropian i cili duhet përforcuar përmes vlerave të solidaritetit dhe bashkëpunimit në interes të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik e social të të gjithë vendeve të kontinentit. Në këtë kuadër, u konfirmua edhe një herë se Bashkimi Evropian nuk duhet ta ngadalësojë zgjerimin e tij dhe se perspektiva e të gjithë vendeve të Ballkanit është brenda familjes demokratike evropiane, të integruar me të drejta të plota.