Djegia e mbetjeve, Ekspertët: Dëme të mëdha tek shëndeti i qytetarëve
Djegia në ambient të hapur i mbetjeve urbane në Porto Romano dhe kanalet e hapura të ujërave të bardha dhe të zeza që kalojnë përmes zonave të banuara, kanë krijuar ndotje të lartë mjedisore në qytetin e Durrësit dhe rrethinat.Kreu i shëndetit mjedisor pranë DSHP Durrës, Nestor Memsuri pohoi për Ora News se nga djegia e mbetjeve në Porto Romano po shkaktohen dëme të pariparueshme në shëndetin e qytetarëve.Nestor Memsuri, Shefi i Shëndetit Mjedisor pranë Drejtorisë rajonale të Shëndetit në Durrës: Çliron substanca nga më të rrezikshmet që janë dioksinat, që kanë probleme si në sëmundje respiratore deri në sëmundjen e kancerit.Situatën e rëndë e pranon edhe kreu i Drejtorisë së shëndetit Publik në Durrës, Kristaq Huta, i cili kërkon bashkëpunimin e të gjitha strukturave shtetërore për gjetjen e një zgjidhjeKristaq Huta, drejtor i drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik Durrës: Nuk është normale për shëndetin e njerëzve dhe ka impakt negativ.Ndonëse ndotja vijon prej vitesh në nivel alarmant, deri tani nuk është marrë asnjë masë për sistemimin e problemit që ka prekur të gjithë qytetin bregdetar./Oranews.tv/