Grabitën 4 pika karburantesh, arrestohet hajduti kryesor dhe një bashkëpunëtor
Zbardhen dhe dokumentohen katër vjedhje me armë dhe maska të ndodhura në Qarkun e Elbasanit. Policia ka arrestuar autorin kryesor të vjedhjeve me armë dhe maska, si dhe njërin prej bashkëpunëtorëve të tij.Sekuestrohen në banesën e tij arma dhe maskat qe dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjet.Policia e Elbasanit arreston 28-vjeçarin e shpallur në kërkim si i dyshuar kryesor i grabitjes së disa pikave karburanti në këtë qytet.Ligjërim Qosja, banues në fshatin Shalës të Cerrikut, i dënuar më parë në shtetin grek për veprën penale të “Vrasjes” është arrestuar sëbashku me 18 vjeçarin, Analdo Balashi.Policia po punon ndërkohë për kapjen e bashkëpunëtorit të tyre, E.G 19 vjeç, banues në Cerrik.Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Ligjërim Qosja, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:-një pushkë model -56 me Nr 45690, me 6 copë fishekë -një thikë - dy maska -dy Aparate celular tip “NOKIA” -një Aparat celular tip “LG” -rrobat e përdorura në ngjarjet e ndodhuraGabitjet që ka realizuar 28 vjeçari me bashkëpunëtorëtNga hetimi i deritanishëm nga strukturat e hetimit të krimit, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer ngjarjet si më poshtë:1- Vjedhje me armë e karburantit në Cerrik, në pronësi të shtetasit A.E , ngjarje e ndodhur më datë 08.10.2015.2- Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Trojas - Belsh, në pronësi të shtetasit L.P, ngjarje e ndodhur më datë 12.10.2015.3- Vjedhje me dhunë e karburantit në fshatin Valas-Cerrik, në pronësi të shtetasit S.M ngjarje e ndodhur me datë 15.11.2015.4- Vjedhje me dhunë e Karburantit “Kastrati” nga dy persona të maskuar në rrugën automobilistike të fshatit Papër-Elbasan, në pronësi të shtetasit A. D, ndodhur më datë 25.11.2015.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim” “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim” .
