Dy muaj pa rroga, punëtorët e uzinës së naftës në protestë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2015, 08:54
Dhjetëra punëtorë të uzinës së përpunimit të naftës në Fier kanë protestuar ndaj mosmarrjes së pagave prej dy muajsh. Naftëtarët kërkojnë ndërhyrje nga shteti që të marrë zgjidhje problemi, ndaj të cilit paralajmërojnë bllokim të punës.Fier-Rreth 145 punëtorë të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier kanë bllokuar punën në shenjë proteste ndaj mosmarrjes së pagave.Punëtorët thonë se kanë të paktën 2 muaj që nuk paguhen, ndërkohë që kërkojnë ndërhyrjen nga shteti për të zgjidhur cështjen.Punëtorët e UPN-së Fier deklarojnë se do përshkallëzojnë protestat nëse nuk zgjidhet problemi i pagesës.