Mazhoranca rrëzon PD, Leskaj “ruan” mandatin: Sulm politik ndaj meje

Me 72 vota kundër, mazhoranca rrëzoi sot në Kuvend kërkesën e Partisë Demokratike për ti hequr mandatin deputetes së PS-së, Valentina Leskaj.Ndërkaq, 40 deputetë kanë votuar për heqjen e mandatit të Valentina Leskajt, 72 ishin kundër dhe 3 deputetë kanë abstenuar.Debati për mandatin e saj është bërë në fund të seancës së kuvendit. Në fjalën e saj përpara votimit, Leskaj i cilësoi akuzat e PD në adresë të djemve të saj për favorizime në tendera si një "sulm politik" ndaj personit të saj."Ky është një sulm politik ndaj meje dhe familjes time. Ndaj meje u organizua një sulm blic me deklarata e konferenca shtypi. Por ju nuk keni për të gjetur kurrë një papajtueshmëri të mandatit tim me ligjin. Ju kishit nevojë për të pavërteta sepse donit të bënit sulmin ndaj meje".Ndërkohë, Kuvendi miratoi pr/ligjin për Qendrën Kombëtare të Biznesit; atë për bashkëpunimin policor me Kroacinë, ratifikimin e marrëveshjesh me KFV-në për ujësjellësin Berat - Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamzë, Librazhd dhe Lushnjë, ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e SHBA-ve për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë si dhe ligji "Për ratifikimin e vendimit të Këshillit të Stabilizim - Asociimit Bashkimi Evropian Shqipëri, e Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare, nga njëra anë dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, në lidhje me përkufizimin e konceptit "produkte origjinuese" dhe metodat e bashkëpunimit administrativ".Ndërsa votimi për ligjin e dekriminalizimit është lënë për javën e ardhshme edhe pse diskutimi për këtë ligj u zhvillua gjatë kësaj seance.leskaj1