Manjani me noterët: Kuadër ligjor për ata që parandalojnë pastrimin e parave

Në vijim të takimeve me institucionet në varësi të ministrisë së Drejtësisë, ministri Ylli Manjani ka zhvilluar një takim kësaj here me noterët. Ministri njoftoi se qeveria ka në plan hartimin e kuadrit ligjor të përshtatshëm për aktivizimin e  shërbimit te noterisë edhe në çështjen e pastrimit të parave.Pasi është treguar mjaft i ashpër gjatë takimeve me punonjësit e hipotekave dhe të burgjeve,  ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kishte nje percaktim pozitiv për noterët.Manjani i ka cilësuar përfaqësuesit më të mirë të sistemit të drejtësisë gjatë nje takimi me ta.Manjani: Sigurisht që unë jam koshient që kemi vështirësi, sigurisht që unë jam koshient që përballë publikut duhet të shfaqemi më mirë.Por le të arrijnë edhe shërbimet e tjera tek niveli i shërbimit të noterit sot dhe unë do të isha shumë i lumtur. Ju jeni përfaqësuesit e mi më të mirë.Gjatë takimit me noterët, ministri Manjani ka paralajmëruar ngritjen e një baze ligjore për të luftuar pastrimin e parave përmes noterëve.Manjani: Do duhet ta aktivizojmë shërbimin e noterisë edhe për çështje të tjera, sidomos me çështje që lidhen me pastrimin e parave. Sepse moda e fundit është, ju e dini, iket nga zyra e noterisë dhe kush ik nga zyra e noterisë është e sigurt që bën një pisllëk.Më falni që e them këtë, por mua më rezulton kështu.Duke iu referuar numrit të madh të shqipatrëve që jetojnë në Itali, ministri i Drejtësisë u shpreh se sistemi noterial shqiptar ka nevojë për një binjakëzim për thjeshtim procedurash me atë Italian.