Rrufeja djeg banesën, shpëtojnë të 12 anëtarët e familjes Qato por pa strehë

Shkarkesa e një ngarkese elektrike gjatë mbrëmjes së të mërkurës ka djegur një banesë dy katëshe në fshatin Novaj të Skraparit, ku jetonin dy vëllezër me familjet e tyre.Reshjet e shiut që kanë rënë pa pushim gjatë ditës në zonën e Skraparit, mësohet se janë shoqëruar dhe me shkarkesa elektrike, çka shkaktoi zjarrin në banesën e Naxhi Qatos,12 anëtarët e të cilës ndodheshin brenda në kohën që rrufeja ka shkarkuar në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.Për fat të mirë nuk pati të lënduar. Ndonëse është mbledhur Shtabi i Emergjencave, Bashkia e Skraparit thotë se e ka të pamundur të përballojë shpenzimet për strehimin e familjarëve.[caption id="attachment_625165" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Banesa e djegur nga rrufeja Ne foto: Banesa e djegur nga rrufeja[/caption]