Lëvizja Vetëvendosje fton shqiptarët në 28 nëntor për të mbrojtur shtetin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje shqiptarëve që t'i bashkohen manifestimit të organizuar në Prishtinë në 28 nëntor për të mbrojtur projektin e Ismail Qemalit. Sipas Vetëvendosjes nevojitet nje reagim pasi cinizmi i qeverisë së Kosovës po rrezikon shtetin.Lëvizja Vetëvendosje i fton shqiptarët që të bëhen pjesë e manifestimit i cili do të mbahet në Prishtinë në 28 nëntor.Sipas Vetëvendosjes kjo festë e pavarësisë i takon Kosovës, pasi qeveria po rrezikon projektin e Ismail Qemalit, duke dashur ti falë tokë Serbisë.Elvis Hoxha: Nëqoftëse Ismail Qemali e shpalli pavarësinë bashkë me patriotë të ardhur nga të gjitha trojet qoftë edhe të pushtuara, tani jemi në situatën kur kemi një shkallë shtetndërtimi, kemi disa institucione shtetërore që përfaqësojnë shqiptarët. Kemi dy shtete, por këta po dëmtohen, sepse qeveria po merr sot me cinizmin e vet detyrën për të dhënë troje shqiptare.Në rrezik sipas Vetëvendosjes janë edhe tokat shqiptare dhe shqiptarët duhet ti qëndrojnë projektit të Shqipërisë së Madhe.Hysamedin Feraj: Siç e shihni territoret shqiptare janë të kërkuara, janë të sulmuara nga fqinjët si atëherë. Greqia kërkon një pjesë të detit, Mali i Zi një pjesë të Malësisë, Serbia një pjesë të minierave, të fushave në Kosovë.Për ti ardhur në ndihmë shqiptarëve që duan të shkojnë drejt Prishtinës më 28 Nëntor, Lëvizja Vetëvendosje ka vënë në dispozicion mjete udhëtimi, që nisen në ora 07:00 pas Muzeut Historik Kombëtar.