"Dekriminalizimi", Tahiri: Ta votojmë kokulur. Berisha: Ju sfidoj në testin e drogës
Mazhoranca dhe opozita debatoi në Kuvend për ligjin konsensual të dekriminalizimit, gjatë të cilit u përdor edhe gjuhë e ashper, të cilën konsensusi politik nuk mundi ta menjanoje. Ish- Kryemisnitri Berisha ndonëse e cilësoi si hap pozitiv tha se ky ligj nuk është i plotë pa përfshirjen e testit të drogës.Ish kryemisnitri, vijoi akzuat ndaj qeverisë duke cilësuar peng të krimit të organizuar në vend.Minstri i Brendshëm Sajmir Tahiri nenvizoi nevojen e domosdoshmerise se miratimit te ligjit te dekriminalizimit si një shenjë ndjese ndaj qytetarve. Minsitri i Brendshëm e sheh te zgjidhur problemin me krimenlët brenda Kuvendit ndërsa, drejtoi gishtin tek sistemi i drejtësisë dhe kultura e pandëshkueshmërisë.Sali Berisha: Po hajt vëmë testin, pse refuzoni testin? A nuk është ai që flet në eufori dhe haluçinacione këtu mbrapa nesh? Që shpall disfata e suksese të mëdha dhe tjetri bie në depresion të thellë nuk ngren kokën dhe bëhet qesharak me fotot që qarkullojnë në të gjithë botën? Unë e them këtë por ai bën mirë të bëjë testin e drogës. Edhe të tjerë ka këtu që përdorin drogën, por ai s'mbron ata mbron veten e tij, se sa për këtë (Tahirin) e kishte çuar 10 herë për të bërë testin. Por ai mbron veten e vet me drogën. Hajde, jua mban? Vini testin e drogës…Doni të shpëtoni nga testi? Po nuk shpëtoni dot nga testi ju. A jeni burra? A keni guxim? Ju sfidoj. Unë kërkoj të gjithë ata të cilët e konsiderojnë këtë ligj të rëndësishëm të votojnë amandamentin e opozitës për testin e drogës.Tahiri: Te votojme ligjin për dekriminalizimin kokulurNë replikë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se ligji për dekriminalizimin duhet votuar me kokulur.Saimir Tahiri: “Nuk besoj se ka vend për mburravecë, përkundrazi kjo seancë duhet të na bëjë me turp e ta votonim këtë ligj kokëulur e padebat si shprehë ndjese ndaj qytetarëve. Po ndreqim çorbën që është gatuar për mbi dy dekada. Të ulim gishtin e akuzës dhe më e shumta të ulim kokën”Si do bëjmë me ata që nuk janë dënuar kurrë dhe kanë vjedhur. Ata që nuk janë dënuar kurrë por korruptohen e korruptojnë. Si do bëjmë me ata që pasurohen vetë duke qenë në detyrë. Në emër të turpit për pandëshkueshmërinë të ulim kokën ne të bëjmë dhe miratojmë reformën në drejtësiBerisha: Në 2013 Rama takonte banditë. Tahiri të japë shpjegim për skafinIsh-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij si të lidhur me krimin. Berisha tha se gjatë fushatës 2013 Rama takonte banditë përpara zhvillimit të fushatës.Berisha: Gjatë fushatës së 2013 Rama në cdo qytet do zhvillonte prapa kuintave takim me banditë, cila ishte pyejta që ju shtronte. Keni takuar ju ndonjëherë ndonjë kryeminstër? Ata më shanin mua. Qytet më qytet, këto i kishte në kuadër të alenacës së qelbësirave.Në 2 vjet me shpejtësinë më të rufeshme me medota të vjetra të etërve të tij vendosi në sundim bandat në të gjitha nivelet. Po pse krimi është institucioni suprem i qeverisjes së Ramës. Po marr këtu parlamentin, 80% e këtyre deputetëve nuk e çelin gojën sepse hanxharët e krimit në sallë i kërcënojnë dhe thonë më mirë të mos flasim.Kjo qeveri është një organizatë e mirfilltë kriminale. A nuk është kriminale që Bashkim Tahiri kapet jo nga ne, por nga ju, që vjedh recetat dhe ilacet e pacientëve. Dhe del ministri tjeter, i biri i Bashkim Tahirit dhe i rremben si bandit shoferit te tij patenten ne rruge dhe i kthehet patenta pasi nje zonje qe quhet Shpresa Balla, une nuk e njoh, qe detyrohet te fshije cdo gjurme qe i behet Bashkim Tahirit. A nuk është lidhje kriminale kur ministri i Rendit blen skafin, dhe do të japë llogari këtu për skafin, unë do ti nxjerr me dokumenta. Pra bletë skafin dhe ja len trafikantëve.A nuk është sundimi i krimit kjo kur Shullazi hyn në drejtorinë e Tiranës dhe nxjerr të ndalurin e tij, i fut dhe një qyt policit dhe pritet nga kryeministri. Pa testin e droges pr/ligji i gjymtuarBerisha replikon me Tahirin: Nuk e mbulon dot me retorikë skafin. Pse nuk flet për skafin. Do ti sjell unë dokumentat, por të them më mirë thuaja historinë e skafit dhe të skafistit. Shko paguaj parëta mos fshi pasuritë dhe mos u fshi si mi. Flet ti për Gjin Gjonin se të ka dënuar NexhmijenAkuzave tuaja mostruoze Gjin Gjoni iu përgjigj me proces ligjor dhe jo si ti që fshihesh si mi.Ti i shkove Durim Bamit në qeli. Ti je i njohur si i droguar, i njohur me lidhjet e malavitës, kthen Alban Ahmetin në pikën më delikate, për të informuar gjithë trafikantët dhe pushtuar kokainën.Së fundi ky ligj është i gjymtuar pa testin e drogës. Edi Rama është I drogëuar sipas shumicës së shqiptarëve. Ka dhe të tjerë që e përdorin këtu jua them unë. Pse refuzoni testin e drogës?Edhe të tjera ka qe përdorin testin e drogës .. Ai mbron veten vet.Jua mban! Vini testin e drogës. Si do ta votoj ligjin pa testin e drogës?! Si mund të votoj kundër ndërgjegjes time. E përshëndes miratimin e ligjit por pa testin e drogës është i gjymtuar